Berisha: Kandidatura e mazhorancës përmbush kriteret për President

Kryeministri Sali Berisha u shpreh se kandidatura e ofruar nga mazhoranca, përmbush më së miri kushtet dhe kriteret që ky proces të përmbyllet me zgjedhjen e një Presidenti të Republikës, që siguron konsensus dhe mbështetje të gjerë të forcave politike dhe opinionit publik. 

Gjatë një takimi zhvilluar në Kryeministri me Drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Evropian zotin Stefano Sannino, i cili shoqërohej nga Kreu i Delegacionit të BE-së Ambasadori Ettore Sequi, shefi i qeverisë theksoi se në procesin e zgjedhjes së presidentit të Republikës, do të respektohet plotësisht Kushtetuta e vendit, bazuar në negociata dhe konsultime. 

Njoftimi zyrtar i Kryeminitrisë bën me dije se Berisha e siguroi zotin Sannino, për angazhimin e plotë të mazhorancës për përmbylljen e tyre sa më shpejt në përputhje me rekomandimet dhe prioritetet që Shqipëria ka në procesin e integrimit./Top-channel

Lajme të ngjashme

Back to top button