Samiti i liderëve Turqi-Rusi-Iran më 4 prill në Stamboll

Samiti i liderëve Turqi-Rusi-Iran ku do të diskutohet çështja e Sirisë planifikohet të zhvillohet më 4 prill në Stamboll, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga burimet diplomatike mësohet se një ditë para samitit që do të mbahet në pritjen e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan parashikohet të zhvillohet takimi i Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Turqi-Rusi. Presidenti Putin fillimisht më 3 prill do të marrë pjesë në takimin e Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë dhe më pas në samitin e liderëve.

Pritet që axhenda kryesore e Samitit të liderëve të jetë Siria. Në takim planifikohet gjithashtu të vlerësohen edhe çështje të tjera rajonale.

– Çavuşoğlu vizitë në Rusi

Ndërkohë bëhet e ditur se edhe ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu gjatë periudhës 12-14 mars do të niset drejt Moskës për të marrë pjesë në takimin e grupit të përbashkët të planifikimit strategjik i cili është nënorgani i Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë si dhe për të marrë pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Udhëtimit dhe Turizmit në Moskë.

– Zhvillimi i samitit u vendos për në muajin shkurt

Në bisedat telefonike që Erdoğan realizoi më 8 shkurt ndarazi me presidentët Putinin dhe Ruhani ishte vendosur që samiti i dytë i liderëve të Turqisë, Rusisë dhe Iranit të mbahet në Stamboll pasi samiti i parë u mbajt në Soçi.

Në “Deklaratën e përbashkët të presidentëve të shteteve Turqi, Rusi dhe Iran” e cila u publikua në fund të samitit të zhvilluar më 22 nëntor të vitit të kaluar është theksuar se “Janë konfirmuar angazhime të fuqishme ndaj sovranitetit, pavarësisë, unitetit dhe integritetit territorial të Republikës Arabe të Sirisë, vendosja e zonave për reduktimin e tensioneve në Siri si rezultat i procesit të Astana-s dhe se çdo iniciativë politike për të zgjidhur konfliktin sirian nuk mund të cenonte në asnjë mënyrë sovranitetin, pavarësinë, unitetin dhe integritetin territorial të Sirisë”.

Liderët gjtihashtu ranë dakord që të ritakohen kur është e nevojshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button