Rihanna shet vilën luksoze, shifra marramendëse

Rihanna është një prej artisteve më të paguar në Amerikë, ajo i përkushtohet studios e koncerteve,këtë e dimë të gjithë, por Rihanna-s i pëlejnë fitimet e mëdha, e nuk di të lodhet. Kohët  e fundit, ka hapur linjën e saj kozmetike “Fenty Beauty” dhe sigurisht edhe bashkëpunimet e ndryshme me linjat e rrobave, koleksionet e syzeve dhe të këpucëve, shkruan Class.

Ajo është pronare e disa vilave luksoze në Amerikë, Barbados e vende të tjera, apartamente luksoze në kryeqytetet më të bukura, një prone prej 5.45 milion dollarë në kullën “Century City” , pronë tjetër e blerë në 2016, që është më e vogël në madhësi dhe ndodhet në “Korridorin e Wilshire”, gjithashtu e disa makinave luksoze vlera minimale e të cilave shkon në 25 milionë dollarë.

Këngëtarja nga Barbadosi prej pesë muajsh, luftoi për të shitur rezidencën e saj, për 2.85 milionë dollarë vetëm tre muaj pas blerjes së saj në gusht të vitit të kaluar.

Rihanna ka bërë një fitim prej 2.85 milionë dollarë, pasi më në fund ka shitur shtëpinë e saj në West Hollywood për çmimin e kërkuar. Prona përfshin një pishinë të madhe, një banjë në natyrë, një teatër, një palestër dhe një parkim për tetë makina, katër dhoma gjumi dhe katër banjo.

       

Blerësi e ka dashuruar këtë vilë që në momentin e parë që e ka parë, edhe pse shtëpia luksoze e këngëtares ka qenë në shitje prej disa muajsh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button