Shkëndija mposht Vardarin, kualifikohet në gjysmëfinale

Vardari pësoi humbje serioze 4:0 ndaj Shkëndisë në revansh duelin e çerekfinales në Kupën e Maqedonisë, transmeton MIA. 

Më meritor për fitoren e tetovarëve ishte Besart Ibraimi, i cili arrit het-trik.

Ibraimi fillimisht goditi në minutën e 53-të, pastaj në minutën e 56-të, për udhëheqje 2:0 dhe në fund në minutën e 65-të e shfrytëzoi gabimin e Serafimov për 3:0.

Vulë triumfit i vendosi Visar Musliu me goditje në minutën e 80-të të ndeshjes për 4:0 përfundimtare.

Vendimin e Vardarit që të luajë në Tetovë me ekip të kombinuar e shfrytëzoi Shkëndija dhe e eliminoi konkurrentin më serioz nga beteja për kupën-trofe.

Në gjysmëfinalen e Kupës së Maqedonisë, siguruan vend edhe Pelister, Renova, si dhe debutuesi në Ligën e parë, Akademia Pandev. Shorti për çiftet gjysmëfinale do të mbahet të premten.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button