Profesoreshat Arifi dhe Buzharovska do të jenë anëtare në Këshillin për Reforma në Gjyqësor

Në mesin e përfaqësuesve nga institucionet dhe kryetarët e gjykatave, në Këshillin për Reforma në Gjyqësor do të jenë anëtare edhe dy profesoreshat juridike. Kryeministri Zoran Zaev, i cili udhëheq me Këshillin, në mesin e këshilltarëve do t’i ketë edhe profesoreshat Gordana Buzharovska dhe Besa Arifi, njofton Portalb.mk.

Pjesë e Këshillit do të jenë: “ministri i Drejtësisë, Bilen Saliji, zëvendësi i tij, Oliver Ristovski, prokurori publik- Lubomir Joveski, përfaqësues i Gjykatës Supreme, prokurorja speciale Katica Janeva, një përfaqësues i Gjykatave të Apelit në Gostivar, Manastir, Shtip dhe Shkup, nga një përfaqësues i Gjykatave Themelore Shkupi 1 dhe 2, Avokati i Popullit, Ixhet Memeti dhe kryetari i Shoqatës së Gjykatësve – Xhemali Saiti, përfaqësues të Odës së Avokatëve dhe grupës së organizatave të qytetarëve gjyqësore “Blu Print”.

Siç shihet, nëse për të gjitha institucionet tjera ku funksionarët janë të rinj, si në Ministri dhe Prokurori Publike janë theksuar emrat, tek institucionet gjyqësore shtetërore kur bartës të funksionit kryetar i gjykatave nuk kemi emra të rinj, kanë theksuar “përfaqësues”.

Se “A nënkupton kjo se kryetari i Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski dhe ai i Këshillit Gjyqësor, Zoran Karaxhovski të cilët kanë qenë në funksionet aktuale gjatë 11 vjetëve të kaluara do të mbeten jashtë përbërjes së Këshillit të Reformave “të Zaevit”? nga Qeveria e Maqedonisë refuzojnë të përgjigjen në këtë pyetje.

“Qeveria e ka formuar Këshillit për ndjekjen e implementimit të strategjisë në gjyqësor për periudhën 2017- 2022. Këtë trup do të udhëheqë kryeministri Zoran Zaev a kurse ndër anëtarët e këtij trupi nuk gjendet emrat e atyre të cilët gjatë njëmbëdhjetë viteve të kaluara kanë qenë pjesë e dukurive negative në gjyqësor”, tha Boshnjakovski.

Qeveria e formoi Këshillin për Reforma “të Zaevit”: Vangellovski dhe Karaxhovski mbeten jashtë?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button