Ronaldo për pak sa nuk u godit me shishe nga tifozët e PSG-së gjatë festës së golit (Video)

Real Madridi fitoi ndaj Paris Saint Germainit me rezultat 1-2 në Parkun e Princave.

Portugezi shënoi golin e parë në takim në minutën 51-të dhe gjashtë festës së golit ai shpëtoi pa u goditur nga një shishe e plastikës.

Ajo u hodh drejt tij nga sektori i tifozëve vendas, gjë që është e kuptueshme pasi goli i CR7 i dha fund shpresave për kualifikim, transmeton Telegrafi.

Shishja u hodh drejt Ronaldos pasi ky i fundi pasi përqafoi Dani Carvajalin u kthye nga ata dhe festoi me shumë entuziazëm.

 Në rast se portugezi do të goditej me siguri do kishte dënime për klubin francez.

 Atmosfera e krijuar nga tifozët e PSG-së (Foto: Getty Images)

Vlen të theksohet se ndeshja është ndaluar dy herë, kjo pasi tifozët vendas e bën të vështirë zhvillimin e lojës duke ndezur mjete piroteknike.

 Kundërshtari i Realit në çerekfinale do të mësohet pas shortit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button