Shkup, marshi për të drejtat e femrave: gruaja të vendos vetë për trupin e vetë (VIDEO)

12:00- Me “Duam të drejta”, “8 Marsi nuk është ditë për lule”, “Rroga të njëjta” dhe “Dënime për dhunuesit” në Parkun e Gruas në Shkup u mbajt marshi për të drejtat e femrave. Disa nga marshueset treguan të dhëna të cilat sipas tyre dëshmojnë se në Maqedoni vazhdon të jetë problem barazia gjinore dhe gratë të mos trajtohen në mënyrën e duhur, raporton Portalb.mk.

Ato paralajmëruan se do të punojnë edhe për përpilimin e një ligji të ri me anë të së cilit femrat vetë do të mund të vendosin për trupin e tyre.

“30 mijë femra mbeten të anashkaluara nga vendet e punës dhe nga vendet udhëheqëse të institucioneve shtetërore. Më vitin 2018 kemi më së shumti vdekje të lehonave fajtor kryesor i saj nuk janë femrat por sistemi shëndetësor katastrofal. 80 për qind femra rome paguajnë kontrolle gjinekologjike edhe pse ajo duhet të jetë falas. Do të luftojmë për të përpiluar ligj të ri ku vetëm gruaja do të mund të vendos për trupin e saj. Me këtë marsh ftojmë edhe baballarët, vëllezërit dhe bashkëshortët që të shkelim stereotipave. Ftojmë edhe politikanët që të ndërmarrin masa më konkrete. Lufta për barazi gjinore do të vazhdojë deri sa nuk arrihet barazi gjinore e plotë”, tha Shefka Iliq.

E një tjetër protestuese deklaroi se vetëm 33 për qind e grave janë të punësuara. Ajo gjithashtu tha se iniciativa “Tash tregoj” tregoi se sa shumë abuzim seksual vazhdojnë të përjetojnë femrat si në botë edhe në Maqedoni.

“Iniciativa “Me too” tregoi shumë abuzime seksuale në botë. Prandaj ne edhe më tej protestojmë për të drejtat e grave. Bëjmë thirrje se si duhet më shumë vëmendje për ne dhe mënyrës së si trajtohemi në vendet e punës. 12 kandidate ishin femra në zgjedhje lokale dhe kjo u pasua me komente se nuk është diskriminim por mungesë e grave profesionale.  Në Maqedoni iniciativa “Tash tregoj” tregoi abuzime të shumta të cilat janë e dhënë se statusi i gruat edhe më tej kërkon shumë punë”, tha Albulena Karaga.

“Tregojmë se edhe ne jemi të përkushtuar për barazi gjinore. Në vend se të marri dhurata secila femër dhe mashkull duhet të kthehet pas dhe të mendojë se çfarë bëmë ne për barazi gjinore”, tha ministrja e Punës dhe Politikës Social, Mila Carovska.

“Me këtë përkushtim për barazi gjinore tregojmë një politikë të re të qeverisë ndaj këtij problemi. Ne kemi synim të ratifikojmë konventën e Stambollit e cila me vite qëndroi në sirtarë. Tregojmë se ne konsiderojmë në femra dhe se ato janë kontribuese në rritjen dhe zhvillim ekonomik dhe social”, tha ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.

Të pranishëm në protestë ishin edhe kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev dhe amabasadori i Mbretërisë së Holandës, Vouter Plomp.

Marshueset nga Parku i Gruas ku nisi protesta dhe u mbajtën fjalimet shkuan drejt sheshi “Maqedonia” dhe ndaluan së marshuari para hotelit Stone Bridge në hyrje të Çarshisë së Shkupit.


 

 

**************************************************************************************************

08:20– Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, 8 Marsi, sot me fillim në ora 12:00 nga “Parku i Gruas” në Shkup (përballë Kuvendit të Maqedonisë), do të fillojë “Marshi për të drejtat e grave”, njofton Portalb.mk.

Marshi do të vazhdojë në Sheshin “Maqedonia”, në Urën e Gurit, ndërkaq do të mbarojë në sheshin “Filipi i Dytë”.

“Duke e pasur parasysh hendekun gjinor në fushën ekonomike, politike dhe sociale në shtet, Marshi për të drejtat e grave do të dërgojë porosi se barazia gjinore është faktor i rëndësishëm drejt arritjes së shoqërisë demokratike dhe të barabartë. Në Marsh janë të ftuar gazetarë, përfaqësues të institucioneve shtetërore, komuna, komisione për mundësi të barabarta, organizata joqeveritare, deputetë, por ehe përfaqësues të korit diplomatik në Republikën e Maqedonisë”, thonë nga Platforma për barazi gjinore, bashkë me aktivistet për të drejtat e grave, që e organizojnë këtë marsh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button