Është hapur qendra e parë për mbështetje të të rinjve me aftësi të kufizuara në Maqedoni

Qendra e parë në Maqedoni dhe në rajon HabIT e cila do të ofrojë shërbime për personat e rinj me aftësi të kufizuara dhe do t’i aftësojë që të mund të fillojnë karrierën e tyre në sektorin e teknologjisë informative(TI), u hap sot në Shkup. Ajo kompanive do t’ju mundësojë të rrisin qasjen e shërbimeve dhe prodhimeve të tyre.

HabIT u themelua në kuadër të Projektit të USAID-it për përfshirje sociale përmes teknologjisë dhe gjithashtu shpërblehet si koncept i suksesshëm për sipërmarrësi sociale. Projekti ka nxitur përfshirje sociale të personave të rinj me aftësi të kufizuara në tregun e punës përmes integrimit të tyre në sektorin e përshpejtuar të teknologjisë informative në vend.

бејли

Ambasadori i SHBA-së në Maqedoni Xhes Bejli në hapjen e qendrës tha se pjesëmarrësit në këtë projekt i kanë thyer mitet dhe i kanë bërë të ditur sektorit të biznesit se personat e rinj me aftësi të kufizuara mund të punësohen dhe plotësisht të kontribuojnë në sektorin e teknologjisë informative në Maqedoni.

Një nga sukseset kyçe të projektit, theksoi Bejli, është qëndrueshmëria e tij, gjegjësisht edhe pas përfundimit, qendra mbetet ku personat do të mund të drejtohen dhe të marrin mbështetje.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Mila Carovska theksoi se të gjitha projektet me të cilat forcohet kapaciteti i personave me aftësi të kufizuara dhe kompanitë të cilët i punësojnë këta persona janë me rëndësi të jashtëzakonshme dhe paralajmëroi se në të ardhmen do të punohet në avancimin e rehabilitimit profesional.

“Kemi siguruar mbështetje shtesë për krijimin e vendeve të punës për persona me aftësi të kufizuara në vitin 2018. Me anë të planit operativ mundësohet në të gjitha masat për punësim kompanitë do të mund të punësojnë dhe persona me aftësi të kufizuara. Punojmë dhe në hapjen e dy qendrave për rehabilitim të orientuar për punë”, tha Carovska.

Projekti u zbatua nga fondacioni “iVote” në bashkëpunim me “Hapni dritaret” dhe “Shoqatën e studentëve dhe personave të rinj me aftësi të kufizuara” në Maqedoni. Të përfshira ishin 10 kompani ku janë realizuar gjashtë punësime dhe 16 punë praktike.

Ai ka zgjatur një vit e gjysmë dhe krijoi onlajn platformë për studim me 20 kurse plotësisht të volitshme për aftësitë e biznesit, aftësi të lehta dhe teknologjitë kryesore informatike të kombinuara me mentorim dhe përvojë praktike për  të rinjtë me aftësi të kufizuara në kompanitë e përzgjedhura në teknologjitë informative.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button