Dita e Mësuesit, Komuna e Gostivarit do të ndajë mirënjohje për mësimdhënësit

Për nder të 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, Komuna e Gostivarit në manifestimin solemn që do të mbahet sot në Gostivar do të ndajë mirënjohje për mësimdhënësit e pensionuar dhe të cilët kanë ndërruar jetë pas 7 marsit të vitit 2017, njofton Portalb.mk.

“Sonte me fillim në ora 19:00, në Qendrën për Kulturë, në organizim të Komunës së Gostivarit, do të mbahet manifestimi qendror, me një program të pasur kulturor-artistik nga ana e AKVP “Besa”, ndërsa kryetari Arben Taravari do tu ndajë mirënjohje mësimdhënësve të cilët janë pensionuar, apo kanë ndërruar jetë pas 7 marsit të vitit të kaluar”, thuhet në njoftimin e Komunës së Gostivarit.

Nga atje njoftojnë se 7 Marsi veçmë ka filluar të festohet në shkollat në territorin e komunës së Gostivarit, ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe, ku nxënësit, nën udhëheqjen e mësimdhënësve të gjuhës shqipe, arsimit figurativ, arsimit muzikor dhe edukatës fizike kanë realizuar programe kulturore dhe artistike.

Sot shënohet 7 Marsi – Dita e Mësuesit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button