Maqedoni, në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve do të punësohen edhe 20 infermiere

Edhe 20 infermiere do të punësohen në Klinikën Universitare për Sëmundje të Fëmijëve.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot deklaroi se gjatë ditës së djeshme kanë arritur pëlqimet për punësimin e 20 infermiereve në Klinikën për Sëmundjet e Fëmijëve me çka, siç tha dukshëm po përmirësohet kapaciteti i i këtij institucioni shëndetësor publik.

“Si qeveri mbetemi të përkushtuar në përmirësimin e kapacitetit të personelit gjithkund ku duhet, në institucionet shëndetësore publike”, shtoi Filipçe pas pranim-dorëzimit të donacionit aparat i cili e lehtëson frymëmarrjen te foshnjat e lindura para kohe me mbështetje të Ambasadës Gjermane dhe projektit Hope.

Drejtoresha e Klinikës për Fëmijë, Katarina Stavriq tha se me këto 20 infermiere për të cilat është marrë pëlqim për punësim edhe 20 infermiereve të punësuara paraprakisht, do të jenë 40 infermiere dhe po përforcohet kuadri në Klinikë.

“Shpresojmë se do të arrijmë edhe mjekë, pediatër të punësojmë dhe vërtet ta rrisim cilësinë e kujdesit shëndetësor. Pajisjet janë një, megjithatë kuadri është gjithashtu shumë i rëndësishëm. Këtu kam rol edhe projektit Hope në pikëpamje të edukimit të vazhdueshëm të kuadrove për arritje të sukseseve të majme”, shtoi Stavriq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button