Fituesi i katër Oskarëve “The Shape of Water” prej nesër në kinematë e Maqedonisë (Video)

Fituesi i katër çmimeve Oskar – filmi “The Shape of Water” i regjisorit Gilermo Del Toro nga nesër do të shfaqet në repertorin e rregullt në kinematë nëpër Maqedoni.

Ishte i nominuar në 13 kategori, ndërsa Oskar fitoi në katër – për film më të mirë, për regji më të mirë, skenografi më të mirë dhe muzikë më të mirë.

“The Shape of Water” është rrëfim nga koha e Luftës së Ftohtë në SHBA, në vitin 1962. Në një laborator sekret qeveritar në të cilin punon, Eliza ka jetë të vetmuar. Por, tërësisht do t’i ndryshojë jeta kur me kolegen e saj Zelda do të zbulojnë eksperiment sekret në laborator.

Tre vite janë nevojitur që ta dizajnojnë dhe lëvizin imazhin-krijues në film, për të cilin janë shpenzuar qindra mijë dollarë. Është përpunuar nga glina nga tre skulptorë dhe disa herë tërësisht është ringjyrosur. “Ekziston moment në film ku nuk shikoni krijesë, por karakterin e tij”, deklaroi regjisori.

Krahas Seli Hokins në rolet kryesore janë edhe Oktavia Spenser, Majkëll Shenon dhe Riçard Xhenkins. 

“The Shape of Water” fitoi çmimin Oscar si filmi më i mirë

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP