Jep dorëheqjen këshilltari ekonomik i Trump, shkak tarifa e importeve

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Këshilltari i lartë ekonomik i presidentit amerikan, Donald Trump, Gary Cohn, po jep dorëheqjen.

Cohn është i fundit pjesëtar i profilit të lartë të skuadrës Trump, që jep dorëheqjen, pas një serie largimesh të këshilltarëve të tjerë, transmeton TCH.

Në një deklaratë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë, Z. Cohn tha se ishte një nder që i kishte shërbyer vendin të tij.

Gary Cohn, mbështetës i tregtisë së lirë, u zemërua nga planet e presidentit Trump për të vendosur tarifa për importet prej alumini dhe çeliku.

Z. Cohn, një ish-president i bankës Goldman Sachs, ndihmoi z. Trump të çojë përpara reformat e tij gjithëpërfshirëse, në fund të vitit të kaluar, megjithatë, të dy nuk besohej se ishin të afërt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button