Qipro nuk ndryshon qëndrimin ndaj Kosovës

Qiproja, e cila muajin që vjen do ta marrë Presidencën e radhës së BE së, ka bërë të ditur se nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj sa i përket refuzimit të njohjes së pavarësisë së Kosovës as gjatë gjashtë muajve të ardhshëm.

Megjithatë, përfaqësuesi i përhershëm i Qipros në Bashkimin Evropian, ambasadori Kornelios Korneliou theksoi se Qiproja do të vazhdojë të promovojë kontaktet në fushën sociale dhe ekonomike mes Brukselit dhe Prishtinës.

Ai në Qendrën e Politikave Evropiane ka folur për prioritetet e Presidencës gjatë gjysmës së dytë të vitit 2012, njofton Rtk.

Më herët ai ka përmendur procesin e zgjerimit si një ndër prioritetet e Presidencës së ardhshme të Bashkimit Evropian. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button