Gjenevë, hapet panairi i 88-të i Automjeteve

 Panairi i 88-të i Automjeteve në Gjenevë, i cili është një ndër panairet më të rëndësishme në botë, sot ka hapur dyert për gazetarët, raporton Anadolu Agency (AA).

Në panairin i cili do të mbahet në Qendrën e Ekspozitave Palexpo në kryeqytetin e Zvicrës, Gjenevë, do të ekspozohen rreth një mijë automjete, ndërsa sot dhe nesër do të jetë nikoqire e rreth 10 mijë gazetarëve nga e gjithë bota.

Rreth 700 mijë vizitues mes datave 8 dhe 18 mars do të kenë mundësi të shikojnë nga afër modelet dhe konceptet e reja të automjeteve.

Gjitashtu në panair do të ekspozohen automjetet më të shtrenjta dhe më të shpejta të botës në një sipërfaqe prej 110 mijë metra katror, kompanitë do të kenë mundësi që të prezatojnë modelet e tyre në 220 stenda.

Panairi për herë të parë ka filluar në vitin 1905, ndërsa në 1924 është pranuar si panair ndërkombëtar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button