Jeff Bezos i Amazon-it më i pasuri në botë

Revista “Forbes”, ka publikuar për herë të 3-të listën e “Miliarderëve Botërorë”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas revistës, personi më i pasuri në botë tani është themeluesi dhe CEO i kompanisë Amazon, Jeff Bezos, duke lënë prapa themeluesin e Microsoft-it, Bill Gates, që ishte i pari me vite në këtë listë.

Bezos, i cili në historinë e listës së Forbes u bë personi i parë që tejkaloi kufirin e 100 miliardë dollarëve, u radhit si më i pasuri në botë me një pasuri prej 112 miliardë dollarë. Ndërsa Bill Gates me një pasuri prej 90 miliardë dollarë mbeti i dyti.

Pas këtyre dy emrave, pronari i “Berkshire Hathaway”, investitori Warren Buffet me 84 miliardë dollarë është treti, pronari i “Louis Vitton” francezi Bernard Arnault me 72 miliardë dollarë i katërti, themeluesi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg me 71 miliardë dollarë i pesti.

Në mesin e 10 personave më të pasur në listë marrin pjesë 7 amerikanë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button