Gostivar, banorët së shpejti do të mund të ankohen përmes një platforme online

Komuna e Gostivarit dhe Nexus CC, nënshkruan Memorandum bashkëpunimi për zbatimin e një Platforme online që do t’ua  mundësojë qytetarëve të raportojnë ankesat lehtë dhe shpejtë, ndërsa institucioneve komunale ju mundëson kanalizimin e këtyre kërkesave në një vend të përshtatshëm, njofton Portalb.mk.

Raporto.mk është platformë online që mbledhë ankesat e qytetarëve për shërbime  publike komunale dhe i paraqet në një hartë interaktive.

Në Platformë do të mund të raportohen problemet e kategorive siç janë: mbeturinat, gropat në rrugë, ndotësit e ajrit (tymi nga fabrikat, shtëpitë, deponitë e egra, ujërat e zeza; dhe një kategori – Të ndryshme (ndriçimi publik, trotuaret e dëmtuara, rrugë të papastruara nga bora dhe akulli etj.)

Për nevojat e Platformës dhe raportimin e problemeve, Komuna e Gostivarit do të caktojë një person përgjegjës i cili do të informojë qytetarët për pranimin e ankesave deri ku është niveli i veprimit dhe në fund për zgjidhjen përfundimtare të problemit. Ky person do të jetë linku deri tek ndërmarrjet publike të cilat duhet të veprojnë dhe zgjedhin problemin.

Pas përpilimit të Platformës, përfaqësues të NEXUS, do të realizojnë  prezantim për përdorimin e  Platformës në komunën e Gostivarit.

Raporto.mk është e bazuar në platformën e hapur FixMyStreet të mySociety.

NEXUS e sjell në Maqedoni këtë Platformë në partneritet me Institutin Demokratik Kombëtar (NDI) në Uashington.

Projekti është i financuar nga Ambasada e SHBA-ve në Maqedoni përmes OJQ Democracy Lab nga Tetova.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP