Maqedoni, 2.500.000 denarë për subjektet e biznesit nga industria përpunuese

 Buxhet prej 2.500.000 denarësh është siguruar përmes Programit për konkurrencë, inovacione dhe sipërmarrësi për vitin 2018 në Ministrinë e Ekonomisë për rritje të konkurrencës së subjekteve afariste nga industria e përpunuar, transmeton MIA. 

Nga Ministria e Ekonomisë informojnë se sot është publikuar shpallja publike për kompensimin e një pjese të shpenzimeve të subjekteve afariste për zhvillim të subjektit afarist, për zhvillim të prodhimit dhe zhvillim të tregut, në vlerë prej 75 për qind nga shpenzimet e vërtetuara të aplikuesit, por jo më shumë se 180.000 denarë individualisht për çdo kërkues.

Prej atje sqarojnë se të drejtë të pjesëmarrjes në thirrjen publike kanë subjektet afariste për kryerjen e veprimtarive prodhuese në suaza të Sektorit Industria e përpunuar, sipas Klasifikimit nacional të veprimtarive me shifër kryesore të të ardhurave në sektorin e Industrisë së përpunuar, pa shikim të madhësisë së subjektit afarist.

Afati përfundimtar për dorëzimin e kërkesës është 31 gusht 2018. Për Kërkesat me dokumentacion jo të kompletuar, si data e dorëzimit të Kërkesës do të llogaritet data e plotësimit të fundit të Kërkesës, përkatësisht data kur kërkesa për subvencionim tërësisht do të kompletohet. Dokumentet e nevojshme për paraqitje mund të merren nga arkivi ose nga ueb faqja e Ministrisë së Ekonomisë  www.economy.gov.mk .

Një kërkues mund të paraqesë kërkesë vetëm për një aktivitet, por shfrytëzues i subvencionit nuk mund të jetë subjekt afarist i cili ka marrë ndihmë shtetërore për aktivitetin e njëjtë në 2 vitet paraprake.

Do të përkrahet përpunimi i dokumentacionit teknik për prodhim të ri përkatësisht për përmirësimin e prodhimit të përhershëm dhe/ ose përpunimin e disenjit industrial/ridisenj i prodhimit, përpunim i zgjidhjes ideore dhe/ ose shtyp i ambalazhit të ri, etiketim, logo e prodhimit dhe material shtypës promovues, si dhe përpunimi i studimeve për hulumtime në treg dhe/ ose marketing strategji/ose aktivitete për zhvillim të brendit.

Gjithashtu, ashtu siç informojnë nga Ministria, do të jepet përkrahje edhe për përpunimin e projekteve për efikasitet energjetik dhe/ vendosja e standardeve për menaxhim energjetik ISO 50001, për furnizim të softuerit specifik nga vlera e përparimit të aktiviteteve afariste të sipërmarrësisë, për bashkëfinancim të një pjese  të shpenzimeve për sigurimin e certifikatës për përshtatje të prodhimit, si dhe përpunimi i dokumentacionit tekniko-projektues ose studimi për fizibilitet teknik për: projekte investuese të planifikuara, përgatitja e ndërmarrjes për rritjen e efikasitetit energjetik, vendosja e sistemit të brendshëm për përparim me mbeturinat dhe sistemin për mbrojtje të mjedisit jetësor.

Kërkesat e miratuara do t’u paguhen kërkuesve në varësi të mjeteve në dispozicion të Buxhetit, sipas orarit të paraqitjes së tyre në arkivin e Ministrisë së Ekonomisë – “kush vjen i pari, shërbehet i pari” janë deri në shfrytëzimin e mjeteve në dispozicion nga Buxheti për vitin 2018.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button