Takimi trepalësh në Mostar, diskutohen një numër çështjesh të rëndësishme

Pas takimit te sotëm trepalësh mes Bosnjë e Hercegovinës (BeH), Kroacisë dhe Serbisë në Mostar, kryesuesi i Presidencës së BeH-së Dragan Çoviç dhe anëtarët e presidencës Bakir Izetbegoviç dhe Mlladen Ivaniç u shprehën të kënaqur me bisedimet e sotme në Mostar, duke thënë se janë hapur çështje të rëndësishme që janë një hap përpara në stabilizimin e marrëdhënieve sociale, ekonomike dhe të gjitha marrëdhëniet tjera të vendeve në rajon, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryesuesi i presidencës së BeH, Dragan Çoviç, në emër të Presidencës së BeH-së falënderoi presidenten kroate Kolinda Grabar Kitaroviç dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç për pjesëmarrjen e tyre në Mostar dhe në mundësitë e hapjes së çështjeve të cilat mund të ndihmojnë shumë në stabilizimin e situatës së tre vendeve.

“Thelbi i takimit të sotëm ka të bëjë me strategjinë e Bashkimit Evropian dhe në këtë strategji ne kemi kërkuar pikat e përbashkëta që mund të përmirësojnë marrëdhëniet tona”, tha Çoviç.

Izetbegoviç ka thënë se me strategjinë e BE-së shohin mundësinë për të zgjidhur problemet që të gjithë duan ti zgjidhin, dhe kjo është emigrimi i të rinjve.

Ivaniç tha se takimi i liderëve të tre vendeve, pas gjashtë vitesh është një hap i madh drejt progresit.

Anëtarët e presidencës së BeH-së thanë se ndryshimet në Ligjin Zgjedhor të BeH-së në këtë takim nuk u diskutuan, sepse kjo është një çështje e brendshme e BeH-së.

Kroacia mbështet plotësisht sovranitetin, integritetin territorial të BeH-së, barazinë konstituive të të gjithë tre popujve në të gjithë territorin dhe të tjetrët, dhe rrugën evropiane të BeH-së dhe vendeve të tjera të Evropës Juglindore, ka thënë presidentja e Kroacisë Kolinda Grabar-Kitaroviç

Korniza e takimit të sotëm, sipas saj, ishte strategjia e Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor.

“Unë dua të konfirmoj edhe një herë se Kroacia mbështet plotësisht sovranitetin, integritetin territorial të BeH-së, barazinë konstituive të të gjithë tre popujve në të gjithë territorin dhe të tjerët si dhe rrugën evropiane të BeH-së dhe vendeve të tjera të Evropës Juglindore”, sqaroi Grabar-Kitaroviç.

Presidentja kroate përgëzoi BeH-në për dorëzimin e përgjigjeve në pyetësorin dhe shprehu bindjen dhe shpresën se KE së shpejti do të japë një opinion pozitiv.

Sipas saj, u diskutua për shumë tema që kanë prekur, mes tyre edhe tendencat demografike.

“Më shqetësojnë edhe tendencat në BeH dhe besoj në bashkëpunim tonë të përbashkët, se ne mund të bëjmë më shumë për të siguruar qëndrimin dhe mbijetesën e të gjitha tre kombeve dhe të gjithë të tjerëve në BeH”, tha Kitaroviç.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas takimit trepalësh BeH-Kroaci-Serbi të mbajtur sot në Mostar, tha se më e rëndësishme për rajonin është paqja dhe stabiliteti.

“Për mua, gjëja më e rëndësishme është që ne mund të konkludojmë se tani kemi paqe dhe stabilitet dhe se kemi forcimin e marrëdhënieve tona tregtare dhe ekonomike”, tha Vuçiç.

“Bisedimet tona nuk janë kurrë të ëmbla ose të thjeshta, kemi probleme të panumërta që kemi trashëguar nga e kaluara. Përpiqemi t’i lehtësojmë këto probleme dhe t’i zgjidhim një nga një”, theksoi Vuçiç.

Opinionet se CEFTA ka sjellë stabilitet të mirë dhe politik, por edhe se ka arritur diçka që mund të thuhet kulm, kur bëhet fjalë për bashkëpunim ekonomik dhe se tani duhet gjetur mekanizma të tjera të rëndësishme.

“Ne gjithashtu diskutuam heqjen e shumë pengesave burokratike. Ne diskutuam se si të kërkojmë nga qeveritë tona që të punojnë rreth kësaj çështjeje dhe maunët të mos qëndrojnë me orë të tëra në kufi”, tha ndër të tjera Vuçiç.

Ai poshtu tha se së shpejti pret Presidenten kroate Grabar-Kitaroviç në Beograd.

Duke folur për kufijtë, ai tha se ka çështje të pazgjidhura si me Kroacinë ashtu edhe me BeH-në, për të cilat janë angazhuar që t’i zgjedhin në mënyrë sa ma korrekte.

Pas takimit trepalësh të anëtarëve të Presidencës së BeH-së dhe Presidentëve të dy vendeve fqinje, e cila u mbajt pas dyerve të mbyllura në Zyrën e anëtarit kroat të Presidencës, në orët e pasdites është mbajtur edhe takim me ministrat e Jashtëm të BeH-së, Serbisë dhe Kroacisë Igor Crnadak, Ivica Daçiç dhe Marija Pejçinoviç – Buriç.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button