Afrim Gashi takohet me kryetarin e Partisë për Lëvizje të Turqve, Enes Ibrahim

Në vazhdën e takimeve që kryetari i njërit nga fraksionet në Lëvizjen BESA, Afrim Gashi, i realizon me drejtuesit e partive të tjera politike në Maqedoni, sot realizoi takim me kryetarin e Partisë për Lëvizje të Turqve në Maqedoni, Enes Ibrahim.

“Në këtë takim miqësor kryetari Gashi dhe kryetari Ibrahim konstatuam bashkërisht se Maqedonia gjendet në një kapërcyell të rëndësishëm të historisë së saj dhe prandaj kërkohet ndërgjegjësim nga të gjitha etnitë në vend, duke e vlerësuar momentin e anëtarësimit në NATO dhe zgjidhjen e kontestit të emrit të shtetit. Përkitazi me këtë kryetari Gashi e përsëriti qëndrimin tashmë të njohur se Lëvizja BESA është e gatshme të ndihmojë në këtë proces kaq të rëndësishëm për vendin. Ndërkaq, nga ana e tij, Enes Ibrahim, edhe si pjesëmarrës në qeverinë e vendit, shprehu falënderim për angazhimin e Lëvizjes BESA, ndërsa theksoi se edhe ai sheh te Besa një aleat me të cilin edhe mund të bashkëpunohet në të ardhmen. Kryetari Afrim Gashi me takimet e këtilla do të vazhdojë edhe në ditët në vijim”, thuhet e Lëvizjes BESA të Gashit.

Gashi: Besa ka gjasa nga muaji mars të jetë pjesë e Qeverisë (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button