Të ecësh me hijen e tjetrit

Edhe pse kemi hyrë në decenien e tretë të pluralizmit politik në vend, partitë politike shqiptare respektivisht disa nga aktorët politik shqiptarë si duket akoma po funksionojnë me renemishencat e së kaluarës duke ecur në rrugëtimin e tyre politik me hijen e të tjerëve.

Tani më kur jemi në decenien e tretë të pluralizmit politik në vend, aktorët politik shqiptarë, në vend që të ndjehen më komod me përkatësin e tyre etnike pse jo edhe fetare dhe të kontribuojnë dhe të ndihmojnë në integrimin e shqiptarëve brenda institucioneve të të gjitha instancave shtetërore, ata(aktorët politik)duke mos pasur pjekurin e nevojshme politike, me vetëdije ose pavetëdije, me veprimet e tyre politike shumë herë po kontribuojnë në devijimin e procesit të integrimit të shqiptarëve si shqiptarë brenda përbrenda shtetit si tërësi. Dhe, i gjithë ky amortizim i vështirësisë së integrimit të shqiptarëve brenda shtetit në tërësi si shtetas të barabartë(jo të dorës së dytë)po ndodhë pikërisht nga faji i disa  aktorëve politik shqiptarë në vend, të cilët rrugëtimin e tyre politik po e zhvillojnë duke ecur me hijen e të tjerëve.

Shqiptarët kanë paguar çmimin të rënd të lirisë, më të rënd se të gjithë popujt e tjerë në Ballkan. Shqiptarët kanë dhënë aq kontribut për arritjen e paqes mes popujve të Ballkanit dhe aq vlera kulturore edhe për Lindjen edhe për Perëndimin sa që kemi aq kapacitete autoktone për ta bërë politikën në suaza të kornizave tona kombëtare dhe jo për të ecur me hijen e të tjerëve.

Pikërisht rrugëtimi politik i shqiptarëve me hijen e të tjerëve gjatë historisë por edhe sot, na ka sjellë herë buzë greminës së zhdukjes kombëtare e shumë herë na bëri mish për top për pazare të dorës së tret e së fundmi edhe pre e masakrave çnjerëzore. Prandaj, është me rëndësi imediate dhe nevojë urgjente që shqiptarët të minimizojnë ekzistimin dhe funksionimin e partive politike me aktorë të tillë politik të cilët në kohën kur shqiptarët kanë nevojë për perspektiv dhe rilindje brenda vendit të tyre, ata(aktorët politik) i bëjnë pjesë e hijes së lëvizjeve Gyleniste, kur shqiptarët më shumë se kurrë kanë nevojë për integrim brenda vetvetes dhe Evropës, ata(aktorët politik) i bëjnë pjesë e hijes së Erdoganit, kur shqiptarët kanë nevojë që të çlirohen nga kthetrat e patriotëve të rrejshëm të sojit (veren do smrt) janë pikërisht ata(aktorët politik) që mundohen të ngjallin renemishencat e të kaluarës së tyre por duke u munduar të paraqiten me dresë (fanella) të reja.

Nëse qytetarët shqiptarë nuk i izolojnë lëvizjet e tilla politike me aktorë politik të cilët ecin me hijen e të tjerëve atëherë nesër do të jetë shumë vonë për ta parandaluar dëmin që janë duke e shkaktuar me instalimin e kulturave të huaja brenda indit tonë kombëtar, dëme që në një të ardhme të afërt do të na sjellin në një përplasje shqiptaro-shqiptare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button