Zaev: Deputetëve mund t’ju blejmë veturë ose t’ju sigurojmë banesë në Shkup

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev sot deklaroi se harxhimet rrugore të deputetëve paraqesin harxhime me shuma të larta për qytetarët. Ai tha se përmes debatit duhet të gjendet zgjidhje e pranueshme edhe për qytetarët edhe për deputetët, transmeton Portalb.mk.

“Mund t’ju blejmë vetura gjithë deputetëve ose t’ju sigurojmë banesë në Shkup. Mund t’i ndryshojmë mënyrat e udhëtimit përmes riorganizimit të Rregullores. Deputetët kanë javë për debate, për votim dhe të jenë me qytetarët e tyre, ndërsa qëllimi përfundimtar është që ta dëgjojmë zërin e qytetarëve”, deklaroi Zaev duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në lidhje me harxhimet rrugore të deputetëve.

Xhaferi: Banesat zyrtare ose qiratë do të jenë zgjidhje për harxhimet rrugore të deputetëve

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button