Edhe pas 5 muajve nga zgjedhjet, Komuna e Tetovës vazhdon të mos ketë kryetar Këshilli

“Kryetarët e grupeve të këshilltarëve janë në negociata dhe meqë ata funksionojnë me qëndrime politike nuk mund të precizojmë në mënyrë taksative se deri ku kanë mbërritur”, ky është qëndrimi i Komunës së Tetovës në lidhje me atë se kur pritet që Këshilli Komunal të zgjedh kryetarin e tij, njofton Portalb.mk.

Nga ana tjetër, ditë më parë, kryetarja e Komunës, Teuta Arifi, në një deklaratë për media tha se deri në fund të muajt mars pritet që të zgjidhet çështja e kryesuesit të Këshillit të Komunës së Tetovës dhe se për momentin është duke zhvilluar bisedime  dhe shpreson se deri në fund të muajt edhe Këshilli i Tetovës do të ketë kryesues këshilli.

“Jemi në aktivitete që të para fundit të marsit të mbajmë një mblidhet të Këshillit dhe të zgjidhet  ky problem dhe njëherë e përsëris faktin se atmosferë që zhvillohet ky aktivitet është shumë konstruktiv  dhe shpresoj që në fund të këtij muaj dhe Këshilli Komunal do të ketë një kryesues këshilli“, tha Arifi.

Ndryshe, Komuna e Tetovës që nga mbajtja e zgjedhjeve të fundit lokale ende nuk ka zgjedhur kryetar të Këshillit. Zgjedhja e kryetarit të Këshillit ka dështuar dy herë, së pari për shkak se seanca konstituive u ndërpre nga këshilltarja Rushadie Ramani-Halili nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, ndërkaq së fundmi, pasi është zgjedhur kandidati i PDSH-së, Adnan Bilalli, sektori juridik i Komunës ka konstatuar se zgjedhja e kryetarit të Këshillit nuk është në pajtueshmëri me nenin 47 paragrafi 2 nga Ligji për vetëqeverisje lokale dhe nenit 19 paragrafi 1 nga Rregullorja për punë e Këshillit të Komunës së Tetovës.

Këshilli i Komunës së Tetovës numëron 31 këshilltarë, ndërsa nga kjo përbërje, ndërkaq për zgjedhjen e kryetarit nevojitet shumicë, apo 16 vota prej numrit të përgjithshëm.

Përbërjen e Këshillit mund ta shihni më poshtë:

Tetovë, ka para vetëm për rroga, këshilli pa “kokë” mundësi për zgjedhje të reja

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button