LUGINA E UJQËRVE

“Ju na i morët librat, lapsat, dritën dhe të ardhmen tonë. I kthyet në rrënoja shkollat dhe bibliotekat tona të dashura”

Nga ditari “Unë jam   Malala”

Në fund të vitit 1978, kur trupat sovjetike pushtuan Afganistanin, në provincat e Pakistanit kishin ardhur shumë militantë për tu stërvitur në llogore dhe kazerma pakistaneze. Amerikanët ndihmuan qeverinë dhe ushtrinë pakistaneze për stërvitjen e muxhahedinëve dhe talebanëve, që bënin luftë guerile kundër pushtuesve sovjetikë. Shumë të rinj pakistanez u rekrutuan me guerilët muxhahedinë dhe talebanë të luftojnë së bashku për aspiratat dhe ҫlirimin e vendit të tyre.

Pas tërheqjes së ushtrisë sovjetike dhe mbarimin e luftës, administrata e presidentit Regan për të vazhduar aleancën me talebanët vazhdonte  me ndihma dhe financonte administratorët taleban. Talebanizimi ishte pjellë dhe rezultat i administratës amerikane të presidentit  Ronald Regan. Afganistani është zemra e Azisë Qendrore, i cili ndodhet në mes të trekëndëshit të tre fuqive të mëdha  Kinës, Rusisë dhe Indisë. Talebanët filluan luftën civile dhe morën shumë territore, për të ardhur në pushtet.

Pasi morën shumë provinca, në fund ata filluan fushatën kundër SHBA dhe Perëndimit. Shumicën e provincave që kontrollonin talebanët e bënë kështjellë të organizatave ektremiste dhe e ALKAEDA. Pas rrëzimit të kullave binjake, amerikanët filluan bombardimet dhe gjahun ndaj liderit të ALKAEDA, Bin Laden. Në ditarin e saj Malala, rrëfen se talebanët kishin zbritur në luginën tonë. Ata në periudhën e pushtimit sovjetik, ishin stërvitur dhe i njihnin mirë provincat lidhjet me administratorët local,  banorët dhe me qindra mijë refugjatë të ardhur në Pakistan. Propaganda dhe agjitacioni i liderve taleban ndaj popullatës së varfër ishte përdorur si doktrina e Leninit. Tokat që do t’ju merren feudalëve, kanve do t’ju kthehen fshatarëve të varfër.

Talebanët nëpër gazeta radio locale bënin propagandë se administrate e tyre do të veprojë sipas shtetit islam dhe sheriatit. Talebanët morën nën kontroll shumë province, ngritën gjykatat dhe institucionet e shtetit islam. Imamët mes predikimeve nëpër xhamija bënin propagandëa, apelonin dhe thirrnin të rinj tu bashkohen talebanëve. Shumë të rinj, dhe banorë të zhgënjyer nga qeveritë e mëparshme bashkëpunuan dhe shumica e të rinjve u rekrutuan në radhët e tyre. Talebanët në shumë komuna i shpërblenin me para dhe i korruptonin administratorët local. Një pjesë e ushtarëve kishin dezertuar dhe kishin kaluar në anën e militantëve dhe ekstremistëve taleban. Policia në shumë provinca i braktisi postot e tyre.

Talebanët pasi uzurpuan shumë territore ata filluan fushatën me shumë kamikazë, vrasje, prerje kokash, fushatë kundër arsimit dhe mediumeve. Ata shkatërruan mëse 500 shkolla biblioteka dhe radiostacione. Malala rrëfen tmerrin dhe frikën. Unë me nënën time  tërë natën nuk flinim, bënim lutje, recitonim Kuranin dhe faleshim. Në fund vendosëm që ta lëshojmë luginën. Në një mëngjes i ati me një mik më ndihmuan me makinën, e lamë luginën dhe si refugjatë u vendosëm në një provincë 100 km afër kryeqytetit Islamabad. Lugina ishte shprazur. Ujqërit ishin shtuar, delet ishin rralluar. Një grup intelektualë, shkrimtarë dhe akademikë në universitetet e Islamabadit dhe Karachit kishin ngritur zërin kundër talebanëve.

Një ndër figurat dhe zërat më të fuqishëm nga universiteti islamik Muhamed Faraqi. Ai dhe disa akademikë kishin nxjerrë disa (fatwa) se grupet ekstremiste talebanët bien ndesh me doktrinën islame. Vrasjet, krimet që ushtrojnë janë doktrinë ideologji të njëjta sikur nacional socializmi, fashizmi dhe komunizmi në fillim dhe mes shekullit të kaluar në Europë. Po të vepronin pasardhësit e profetit, kalifët sikur talebanët dhe ALKAEDA dhe shumë organizata tjera që në emër të islamit ushtrojnë terror kryejnë krime dhe vrasje ndaj popullatës së pafuqishme, islami që në fillim të shekullit 7-të do të fshihej nga faqja e dheut.

Pas një jave një kamikazë ishte futur në zyrën e tij dhe e kishin vrarë. Pas vrasjes së Rektorit të Universitetit islamik Muhamed Faraqit reputacioni dhe përkrahja në popullatë kishin humbur. Sipas CIA dhe FBI disa gjeneralë pakistanez bashkëpunuan me krerët taleban. SHBA dhe NATO ishin alarmuar më shumë për Pakistanin  se Aganistanin, jo për terrorin që ushtronin talebanët, por Pakistani kishte bombë atomike, me më shumë se 200 raketa bërthamore. Administrata e Barak Obamës në Washington ishte e shqetësuar. Nëqoftëse talebanët marrin kontrollin në Islamabad ata do të dërgonin trupa tokësore.

Për Pakistanin do të ishte turp dhe kapitullim. Talebanët kishin hyrë në disa lagje të Islamabadit, lufta mund të eskalonte dhe të zgjerohej në tërë rajonin dhe Iran. Me ndihmën e aleatëve perëndimorë gjenerali Pervez Musharraf, filloi fushatën dhe operacionet ushtarake ndaj talebanëve. Populli pakistanez i zhgënjyer dhe i lodhur nga gjeneralët që kishin qeverisur vendin  Muhammad Zia-ul- Haq dhe Pervez Musharraf, dhe kishin sjellë shtetin në kaos dhe anarki, shpresat i kishin te vajza e ish presidentit të persekutuar Muhammad Ali Khan Bhutto. Heretikja dhe disidentja Benazir Bhuto ishte kthyer nga azili dhe si lidere e opozitës do të fitonte zgjedhje dhe do të bëhej kryeministre. Militantët bënë atentat dhe e vranë ikonën dhe disidenten Benazir Bhuto.

“Vrasja e Bin Ladenit”

Malala nuk e kishte ditur, se dhjetëra kilometra nga provinca ku banonte me prindërit e saj, kishte jetuar mëse 9 vite në një kompleks me mure të larta 1,5 km, afër Akademisë Ushtarake, njeriu më i kërkuar dhe më i rrezikshëm në botë. Njëra nga tre gratë e Bin Ladenit ishte nga një provincë afër, kurse gjyshi i saj kishte pasur miqësi me familjen e gruas së Bin Ladenit. CIA dhe agjensitë e fshehta perëndimore kishin qenë të bindura se Bin Laden fshihet në provincat rurale të Afganistanit. Në fund agjentët amerikanë rastësisht kishin zbuluar nëpërmjet celularëve ku rrinte Bin Laden, por nuk ishin të sigurt deri sa filluan të vëzhgonin. Administrata amerikane dha urdhër për aksionin dhe kapjen e Bin Ladenit. Ushtria amerikane kishte përdorur helicopter pa zë dhe kishin bllokuar radarët e ushtrisë pakistaneze. Amerikanët nuk kishin besim tek pakistanezët.

Ata po ta dinin mund të kishin lajmëruar Bin Ladenin për aksionin dhe eleminimin e tij. Shefi i CIA tha, se krerët ushtarakë dhe shërbimet secrete ose ishin të përfshirë, ose nuk donin ta zinin  Bin Ladenin. Si mund të fshihet njeriu më i kërkuar në botë dhe mos të zbulohet nga shteti, ku për shumë vite ishte strehuar  në zemrën e elitës dhe Akademisë Ushtarake, tha shefi i CIA. Bin Laden kishte jetuar 100 km larg kryeqytetit pakistanez Islamabad. Dy fëmijët e tij kishin lindur në spitalin e Abbottabadit. Sipas CIA një officer kishte bashkëpunuar me Bin Ladenin i cili mbante lidhje dhe korrespondencë me një gjeneral të Akademisë Ushtarake pakistaneze. Pas persekutimit në gjithë kanalet televizive dhe gazeta pakistaneze flitej që krerët e lartë  dhe gjeneralët ishin në dijeni pasi oficerët dhe kadetët bënin stërvitje pranë shtëpisë së Bin Ladenit.

Forcat speciale amerikane SEAL dhe DELTA kishin kryer aksionin sipas planit me sukses. Bin Ladeni ishte qëlluar në kokë. Në operacion ishin vrarë dy kuriret dhe njëri nga djemtë e rritur të Bin Ladenit. Pas mbarimit të aksionit dhe largimit të forcave speciale nga Pakistani në gjithë kanalet televizive dhe radio në botë ish dhënë lajmi për vrasjen e njeriut më të rrezikshëm dhe më të kërkuar në botë. Ceremonia mortore sipas lajmeve nga Washingtoni dhe presidenti i SHBA Barak Obama ishte kryer sipas riteve islame me prezencën e imamëve. Në fund kufomën e kishin hedhur në det. Nuk dihej se sipas regullave islame a ishte e lejuar, por ky version ishte për humbjen e gjurmëve të kufomës. Po të varrosej në tokë  njeriu më i rrezikshëm i gjithë epokave në rruzullin tokësor ekzistonte frika se do zbulohej varri, dhe vendi në të ardhmen do të shndërrohej në peligrinazh nga idhtarët admiruesit dhe pasuesit e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button