Festivali i Skulpturave prej rëre

Këto kështjella spektakolare janë ndërtuar për festivalin më të madh të skulpturave të rërës në botë.

Rreth 40 “artistë të rërës” nga e gjithë bota morën pjesë në këtë festival të organizuar në plazhin e Blankenberge, në Belgjikë.

Për të krijuar strukturat e mahnitshme, kështjella apo personazhe legjendash, si dhe personazhet e dashur të Disnejit, janë përdorur mbi 10.000 tonë rërë.

Festivali, i cili zgjat deri në fund të muajit, ka si tematikë përrallat dhe përfshin kështjella madhështore de pallate mbretërish, si dhe shumë personazhe të preferuar të librave komikë.
Një zëdhënës i festivalit tha se: “Këtë vit Festivali i Skulpturave prej rëre në Blankenberge do të sjellë në jetë përralla nga vëllezërit Grim dhe Ualt Disnej, si dhe historitë magjike të Çarls Dikens dhe JK Rouling, e shumë tregime të tjera të famshme nga bota e miteve dhe legjendave./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button