Megjithatë, Sasho Mijallkov ngelet pa pasaportë

Ish drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Sasho Mijallkov, edhe më tej ngelet pa pasaportë, pasi që Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Shkupi 1, ka miratuar vendim që të refuzohet kërkesa e tyre dhe masat e kujdesit të ngelen në fuqi. Këtë informatë, sot e konfirmuan nga Gjykata, pasi që paraprakisht, u informua se Mijallkov ka dorëzuar kërkesë për kthim të dokumentit të udhëtimit, e cila i është dashur për arsye private, njofton Portalb.mk.

Ndryshe, Mijallkovit i është marrë pasaporta për arsye se është i akuzuar në rastin e Prokurorisë Speciale Publike “Target”.

Kjo është përpjekja e dytë e Mijallkovit që ta kthejë pasaportën.

Paraprakisht edhe avokatët e tij në kërkesë janë thirrur në praktikën gjyqësore, në lidhje me rastin kur kryeministrit Zoran Zaev i është kthyer pasaporta, e cila iu pat marrë në rastin “Puç“.

Gjykata e refuzoi kërkesën e Mijallkovit për kthimin e pasaportës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button