Pranohet si dëshmi video-incizimi në rastin “Ryshfeti” ku i akuzuar është kryeministri Zaev

Gjykatësi i rastit “Ryshfeti”, Darko Todorovski në seancën e sotme gjyqësore e ka refuzuar propozimin e palës mbrojtëse të kryeministrit Zoran Zaev, i akuzuar se ka kërkuar ryshfet kur ka qenë kryetar i Strumicës nga një biznesmen, që të hidhen poshtë masat e veçanta hetuese dhe të mos vlejnë, njofton Portalb.mk.

Sipas Këshillit të Gjykatës Themelore Shkupi 1, incizimet janë marrë në mënyrë legale dhe të ligjshme.

Nga Prokuroria për Krim të Orgnaizuar dhe Korrupsion, Zaev akuzohet se si kryetari  Strumicës ka kërkuar ryshfet rreth 160.000 euro nga biznesmeni nga Strumica, Ivan Nikollov Saçevaliev për blerjen e një toke ndërtimore.

Gjykata e Apelit e shfuqizoi vendimin e shkallës së parë për lëndën “Ryshfet” ku akuzohet Zoran Zaev

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button