KB: Vazhdon pastrimi etnik i rohinxhëve

Vazhdon pastrimi etnik i rohinxhëve në Mianmar, më shumë se gjashtë muaj pasi mbi 700 mijë persona nga ky minoritet mysliman ikën në Bangladeshin fqinj për shkak të represioneve të armatës si përgjigje ndaj sulmeve kryengritëse. Këtë e deklaroi një përfaqësues i Komisariatit të lartë të KB-së për refugjatë pas vizitës katërditore të kampeve të refugjatëve në Bangladesh.

“Dhuna masive dhe sistematike ndaj rohinxhëve duket se po vazhdon”, deklaroi ndihmës-sekretari i përgjithshëm i KB-së për të drejta të njeriut Endrju Gilmor.

“Qeveria e Mianmarit vazhdimisht përsërit para botës se janë të përgatitur për kthim të rohinxhëve, por në të njëjtën kohë forcat për siguri vazhdojnë t’i detyrojnë të ikin drejt Bangladeshit”, shtoi Gilmor.

Ai theksoi se kundër rohinxhëve po zhvillohet fushatë e “terrorit dhe urisë së detyrueshme”, me qëllim që të detyrohen rohinxhët e tjerë në Mianmar t’i braktisin shtëpitë dhe të kërkojnë shpëtim në Bangladesh

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button