Renzi jep dorëheqje pas disfatës në zgjedhje

Matteo Renzi, kryetar i Partisë Demokratike në Itali, ka dhënë dorëheqje sot nga drejtimi i partisë, pas disfatës në zgjedhjet parlamentare.

Renzi, 43 vjeçar, gjithashtu ka thënë se beson që partia e tij nuk duhet të bëjë marrëveshje paszgjedhore me “partitë ekstremiste” dhe se duhet të qëndrojë në opozitë këtë mandat, raporton agjencia Reuters, përcjell REL.

Sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare që u mbajtën të dielën në Itali, asnjë parti nuk ka fituar votat e nevojshme që të qeverisë e vetme.

Ndërkaq, në epërsi ka dalë koalicioni i krahut të djathtë i ish-kryeministrit Silvio Berluskoni. Formimi i Qeverisë së re në Itali, pritet të marrë disa javë kohë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button