Çiftet e yjeve që shkëlqyen mbrëmjen e djeshme në tapetin e kuq!

Nuk është vetëm eventi më i rëndësishëm kinematografik, por edhe epiqendra e vëmendjes mediatike. Yjet e shoubizit mblidhen për një ceremoni të menduar deri në detaje, e të njejtën gjë mund të themi edhe për paraqitjen e pjesëmarrësve, të cilët parakalojnë në tapetin e kuq, para se të ulen në sallën e Dolby Theater, për të shijuar si duhet ndarjen e çmimeve Oscar. Dhe, ndonëse gjithmonë përgatiten listat e të veshurave me mirë dhe më keq, ata të cilët komentohen shumë janë edhe çiftet, shkruan Bordo.al. 

Është eventi special për të shfaqur romancën dhe marrëdhënien mes aktorëve dhe partnerëve të tyre. Edhe pse nuk kemi dëgjuar pak për ndarje fill pas përfundimit të ‘zhurmës’ së Oscar-eve, parakalimi i çifteve në tapetin e kuq rrëmben zemrat e fansave të kinemasë, dhe jo vetëm. Këtë herë, të gjithë kthyen sytë nga Gal Gadot dhe bashkëshorti, Sam Rockwell dhe partnerja e tij, Viola Devis dhe i shoqi e shumë të tjerë. Mund të jemi mësuar me bujën tipike ‘Jolie-Pitt’ apo ‘Kidman-Urban’, por mbrëmja e djeshme i ishte dedikuar partnerëve për të cilët nuk dëgjojmë shpesh në përditshmëri.

Ne ju sjellim disa nga imazhet më interesante të çifteve, të cilët i dhanë një tjetër kuptim tapetit të kuq.

Kelly Ria dhe Mark Consuelos

Gina Rodriguez dhe Joe LoCicero

Janet Mock dhe Aaron Tredwell

Kumail Nanjiani dhe Emily V. Gordon

Leslie Mann dhe Judd Apatow

Sam Rockwell dhe Leslie Bibb

Gal Gadot dhe Yaron Versano

Viola Davis dhe Julius Tennon

Chelsea Peretti dhe Jordan Peel

Camila Alves dhe Matthew McConaughey

Laura Louie dhe Woody Harrelson

Elisabeth Chambers dhe Arnie Hammer

Dee Rees dhe Sarah Broom

Meryl Streep dhe Don Gummer

Ansel Elgort dhe Violetta Komyshan

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button