Societas Civilis: Gjysma e aktiviteteve të planit 3-6-9 plotësisht është zbatuar në tremujorin e dytë

Plani 3-6-9 e realizoi njërën nga synimet e tij më të rëndësishme, më se e sigurt është që Komisioni Evropian do të rekomandojë fillim të bisedimeve, vërehet përparim në pjesën e përmbushjes së aktiviteteve, është përmirësuar maturia dhe parashikueshmëria, por vërehet edhe transparencë më e vogël e Qeverisë, janë një pjesë e konkludimeve të raportit të dytë të Institutit për demokraci Societas Civilis – Shkup (IDSCSH) për pjesën e gjashtë të Planit 3-6-9.

Pjesa e dytë e raportit të Institutit për demokraci, e quajtur “Gara 3, 6 dhe 9 me pengesa. Drejtë rekomandimit të pastër?” është përgatitur në bashkëpunim me Fondacionin “Konrad Adenauer”.

“Synimi ambicioz i Qeverisë është përmbushur, respektivisht  në vigjilje të publikimit të perspektivës kredibile evropiane për zgjerim me vendet nga Ballkani perëndimor, në disa raste funksionarë të lartë të BE-së theksuan se Maqedonia do të marrë rekomandim të pastër për fillimin e bisedimeve. Zbatimi i vetë rekomandimit të KE-së nga ana e Këshillit të BE-së, megjithatë do të varet nga sjellja e Maqedonisë në periudhën e ardhshme, si në planin vendor lidhur me përmbushjen e reformave, ashtu edhe në planin ndërkombëtar, sepse ende  ka  shumicë të vendeve të izoluara, si Holanda, Gjermania dhe Franca”, deklaroi Zoran Neqev, udhëheqës i projektit.

Në pjesën e përcjelljes shënohet përparim lidhur me përmbushjen e aktiviteteve, respektivisht 41 për qind për pjesën 3, në pjesën 6 ka 52 për qind përmbushje të aktiviteteve, 16 për qind janë përmbushur pjesërisht, 19 për qind janë përmbushur dhe 13 për qind janë të pamatura. Korniza kohore për pjesën e gjashtë është deri më 31 dhjetor të vitit 2017.

Përmirësim është vërejtur edhe në raport të matjes dhe parashikueshmërisë  së vetë aktiviteteve dhe fushave prioritare, ndërsa theksi është vendosur në tre shtyllat kyçe, reforma në gjyqësi, shërbimet e sigurisë dhe kundërzbulimit dhe administratën publike.

Në pjesën e gjashtë ka zvogëlim të transparencës së Qeverisë.

“Për pjesën e tretë Qeveria publikoi raport faktografik dhe e vendosi në ueb faqen e saj. Publiku dhe organizatat qytetare kanë pasur mundësi ta shohin dhe të verifikojnë se çka është përmbushur, dhe çka jo. Raport të tillë faktografik për pjesën e gjashtë Qeveria deri më tani nuk ka publikuar, edhe pse nga informacionet tona e dimë se raport i tillë ekziston”, tha Naqev.

Theksoi se është e rëndësishme që të përmendet edhe kontesti politik në të cilin implementohet pjesa e gjashtë. Këtu janë dy momente të rëndësishme, delegacioni i BE-së ndau me Qeverinë aktivitete të caktuara  prioritare, të cilat KE-së do t’i ndihmonin në dhënien e rekomandimit pozitiv, këto janë tre shtyllat, ndërsa i dyti është braktisja e Parlamentit nga partia më e madhe opozitare më 12 dhjetor dhe pa praninë e saj janë sjellë vendime ligjore.

Është vërejtur se fusha prioritare për Marrëveshjen e Ohrit nuk parashikon asnjë aktivitet. Bëhet fjalë për synim të caktuar deklarativ për implementimin e mëtutjeshëm të vendimeve të miratuara ligjore, ndërsa në pjesën e tretë kishte miratim strikt të ligjeve.

“Ligji i gjuhëve nuk është dorëzuar deri te Komisioni i Venedikut dhe në vend se aty është dorëzuar në Parlament dhe në të është vendosur flamur evropian”, shtoi ai.

Si mungesë është theksuar edhe mosekzistimi i përfshirjes sistematike të organizatave qytetare në procesin e sjelljes së vendimeve.

Bujar Osmani është i kënaqur nga realizimi i masave nga Plani 3-6-9

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button