Sulmohet fizikisht Sinadinovski, themeluesi i Bashkësisë Fetare të Shqiptarëve Ortodoksë në Maqedoni

Branko Sinadinovski, themeluesi i Bashkësisë Fetare të Shqiptarëve Ortodoksë në Maqedoni është sulmuar sot në mesditë. ALSAT mëson se Sinadinoivski është goditur fizikisht nga dy persona të panjohur.

Rasti është  paraqitur në polici, e cila po heton dinamikën dhe motivet e ngjarjeve. Siç mëson ALSAT, Sinadinovski është sulmuar fizikisht, në afërsi të banesës së tij në lagjen Aerodrom. Sinadinovski është  profesor universitar. Ai u bë i njohur vite më parë për  opinionin, pas deklarimit të prejardhjes së tij etnike dhe mbështetjes për krijimin e një Bashkësie Fetare të Shqiptarëve Ortodoksë në Maqedoni. Sinadinovski është me prejardhje nga Beliçica e Rekës së Epërme nga rajoni i Mavrovës në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button