Tevdovski: Ministria e Financave nuk përgatit rebalanc të buxhetit

Ministria e Financave, Dragan Tevdovski, tha se ministria nuk punon në rebalancin e buxhetit, pasi që zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnajovski kumtoi se pagat e policëve të pyjeve do të rriten për 30% pas rebalancit të parë të buxhetit, njofton Portalb.mk.

‘Kur do t’i shihni të ardhurat të cilat i kemi publikuar për fillimin e vitit ata janë solide dhe  sigurojnë rritje adekuate, kështu që për momentin Ministria e Financave nuk punon për rebalanc të buxhetit”, u përgjigj Tevdovski, në pyetje gazetareske pas mbarimit të Komitetit për Stabilitet Financiar në Bankën Popullore.

Ai tha se realizimi i investimeve kapitale në fillim të vitit ka qenë më i ulur, por si ministri, kanë bërë trysni ndaj të gjithë shfrytëzuesve buxhetor dhe institucioneve që t’i rrisin aktivitetet në lidhje me realizimin e investimeve kapitale.Rënia në fillim të vitit ka të bëjë me atë që, institucionet një pjesë të obligimeve serioze i kanë realizuar në fund të vitit 2017. Gjithashtu ka probleme të cilat ministritë resore aktualisht i zgjidhin, siŁ është problemi me autostradat. Por bëjë gjithçka, që aktivitetet të zhbllokohen dhe në vitin 2018 të kemi nivel më të ndjeshëm të realizimit të investimeve kapitale”, tha Tevdovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button