Merkel-Hollande,“Bashkëpunim për një Evropë më të mirë”

Presidenti francez, Fransua Hollande dhe kancelarja gjermane pas takimit, kanë zhvilluar një konferencë për shtyp, që ka pasur interesim e gjerë të mediave.

Kriza ekonomike në Evropë, ka qenë në qendër të takimit dhe konferencës për shtyp.

Hollande tha se ai me zonjën Merkel, kanë qendrime të ndryshme për disa çështje, por ai ka shprehur besimin se ndasitë do kalohen. Hollande ka thënë se për rritjen ekonomike nuk duhen vetëm fjalë, por dhe veprime. Presidenti francez ka kërkuar që argumentat të shtrohen në tavolinë dhe të jepen zgjidhje. Ai ka garantuar vazhdimin e bashkëpunimit me zonjën Merkel.

Kancelarja nga ana e saj tha se takimi është fokusuar mbi çështje që kanë të bëjnë mbi gjetjen e mënyrave për zgjidhjen e krizës së borxheve.

“Kemi shumë çështje që na bashkojnë, por orientimi ynë do të jetë drejt së ardhmes. I përkrasim dy kaheve të ndryshme politike, por do gjejmë gjuhën e përbashkët”, ka thënë Merkel. /botasot

Lajme të ngjashme

Back to top button