Shtyhet për dy javë seanca për rastin “Spiuni”

 Seanca për lëndën “Spiuni” e Prokurorisë Speciale Publike sot është shtyer për më 19 prill, për shkak të mungesës së aryeteshme të Tushe Goshev, një nga avokatët e të akuzuarve.

Seanca e kaluar ishte shtyer për shkak të mungesës së dëshmive nga lënda, të cilat ishin në shqyrtim në një gjykatë tjetër, të njërit të të akuzuarve dhe dy avokatëve.

Lëndën “Spiuni” tani e përfaqëson Prokuroria Speciale Publike, pasi ia mori kompetencat prokurorisë së rregullt. Gjykata e Apelit vitin e kaluar iu zbuti masat të akuzuarve dhe tjetërsoi vendimin e shkallës së parë të Gjykatës Penale.

Gjykata e Apelit në tetor të vitit 2016 pjesërisht i ka miratuar ankesat e të akuzuarve në lëndën “Spiun” dhe e ndryshoi aktvendimin e shkallës së parë të Gjykatës Themelore Shkupi 1 në lidhje me lartësinë e dënimeve.

I akuzuari, Goran Stojkov i cili ishte i dënuar me nëntë vite burg, me vendimin e Gjykatës së Apelit dënimi i është zvogëluar për tre vite e tre muaj. Dënimi pesëmbëdhjetë vite për të akuzuarin Marijan Efremov i është zvogëluar në dhjetë vite e gjashtë muaj. Marijan Maxhovski ka marrë dënim me kusht, ndërsa më parë ishte i dënuar me burg për një vjet e gjysmë. Dënim me kusht ka marrë edhe Vane Cvetanov i cili ishte i dënuar me dënim trevjetor me burg.

Në dënimet e konfirmuara, siç deklaruan nga Gjykata Penale llogaritet edhe koha që të akuzuarit e kanë kaluar në paraburgim ose në paraburgim shtëpiak.

Për rastin “Spiun” të akuzuar ishin 18 persona për shoqërim kriminel, spiunim, keqpërdorim të detyrës zyrtare, shantazh, mashtrim dhe posedim të armëve pa leje.

Në fjalët përfundimtare të akuzuarit konfirmuan se janë të pafajshëm dhe kërkuan nga Gjykata t’i lirojë nga përgjegjësia penale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button