Koxias në Shkup dhe raund i ri i negociatave për emrin deri në fund të marsit

Në gjysmën e dytë të marsit shefi i diplomacisë greke, Nikos Koxias duhet të mbërrijë për vizitë në Shkup në takim me ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, ndërsa raund i ri për procesin e negociatave nën udhëheqësi të ndërmjetësuesit. Methju Nimic pritet të caktohet në fund të marsit ose fillim të prillit, paralajmëroi kryeministri Zoran Zaev.

“Kemi paralajmërim se Koxias do të mbërrijë në javën e tretë ose të katërt të marsit, dhe me ardhjen e tij në aeroportin e Shkupit do të mund të bëhen tentime për afrim të qëndrimeve, ndërsa procesi i negociatave do të vazhdojë nën udhëheqësinë e ndërmjetësuesit Nimic”, tha Zaev pas takimit të mbrëmshëm me liderin e VMRO-DPMNE-së opozitare Hristijan Mickoski.

Kryeministri Zaev pret që Koxias në Shkup ta prezantojë projekt-versionin grek për zgjidhje të kontestit për emrin.

“E presim draft versionin e parë të vijë me ministrin Koxias, ashtu është dakorduar. Le të vijë, kemi të drejtë për komentet tona ose çfarëdo qoftë. Kjo mund të ndihmojë, por mundet që aspak edhe të mos shqyrtohet, mund të mos jetë edhe lëndë e bisedimeve. Megjithatë, nuk është i kotë çdo zhvillim i ideve të cilat do të ndodhnin, ndërsa do të ishin ndihmë që të shqyrtohen nga cilado palë nëse vijnë në tryezë”, tha Zaev.

Заев и Мицковски

Ai theksoi se e ka informuar kryetarin e VMRO-DPMNE-së Mickoski për hollësi në pjesën e bisedimeve me Greqinë dhe për qëllimet se si të rrjedhin proceset e negociatave, por edhe që të dyja palët mbeten në pozicionet e tyre.

“Gjithsesi se ata qëndrojnë në qëndrimet e tyre të njohura. Ne gjithashtu jemi në qëndrimet tona të njohura. Mbetemi optimistë se mund të gjendet zgjidhje për këtë problem të madh, që ekziston më shumë se 25 vite, por gjithsesi kjo mund të jetë ruajtje e dinjitetit, identitetit të së dyja palëve në bisedimet për emrin. Gjithsesi vazhdojmë edhe më tej të informohemi mes njëri-tjetrit. Shpresoj se për këtë çështje do të mund të ndërtojmë konsensus kombëtar”, tha kryeministri Zoran Zaev.

VMRO-DPMNE-ja opozitare, siç konfirmoi lideri i saj, mbeten në pozicionet e tyre të njohura për çështjen për emrin.

“Mund të konstatoj se nuk ka zhvendosje nga e prezantuara në takimin e liderëve. Unë e përsërita qëndrimin tonë konzistent se VMRO-DPMNE-ja nuk do të mbështesë ndryshim të Kushtetutës, me qëllim të ndryshimit të emrit kushtetues, ndërsa për çështjet e identitetit siç janë gjuha dhe kombi nuk duhet të bisedohet”, tha Mickoski pas takimit me Zaevin. 

Mickoski pas takimit me Zaevin: kryetari i KSHZ-së do t’i takojë VMRO-së

Zaev pas takimit me Mickoskin: e kuptoj VMRO-DPMNE-në, por edhe ne nuk ndryshojmë qëndrim

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button