Maqedoni, partitë politike do të financohen nga buxheti shtetëror

Ashtu siç edhe u paralajmërua, partitë politike në Maqedoni do të financohen nga buxheti shtetëror, paratë e qytetarëve. Këtë e vërtetoi dje edhe kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev pas takimit me liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, transmeton Portalb.mk. Siç sqaroi Zaev, qëllimi i financimit të partive politike nga buxheti shtetëror është që të të njëjtat të bëhen të pavarura.

LEXO: Zaev pas takimit me Mickoskin: e kuptoj VMRO-DPMNE-në, por edhe ne nuk ndryshojmë qëndrim
LEXO: Mickoski: e ndjej se së shpejti do të kthehemi në Kuvend
LEXO: Mickoski pas takimit me Zaevin: kryetari i KSHZ-së do t’i takojë VMRO-së

“Do të shkojmë në një llogaritje të tillë, e cila do të mundësojë pavarësi më të madhe të të gjitha partive politike”, tha Zaev.

Megjithëse se të njëjtat do të financohen nga buxheti shtetëror, anëtarësimi dhe donacionet do të shfrytëzohen edhe më tej nga partitë politike në Maqedoni.

“Edhe anëtarësimi edhe donacionet edhe të ardhurat tjera siç janë kreditë duhet të mbeten. Janë gjithkund në botë. Por, edhe pse ata mbeten kjo nënkupton se partitë politike do t’i përdorin gjithnjë e më pak kur do të kenë një pavarësi të tillë”, tha kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev.

Ky vendim për financim të partive politike në Maqedoni erdhi pasi që përfaqësuesit e dy partive më të madha në pushtet dhe opozitë, Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë dhe VMRO-DPMNE-ja kanë punuar për një kohë të gjatë në sjelljen e një modeli të ri të financimit të partive politike.

Modeli i ri i financimit parasheh që varësisht rezultatit zgjedhor, në kundërvlerë denarësh partitë politike të financohen nga buxheti shtetëror i Maqedonisë. Kjo parashihet të realizohet nëpërmjet ndryshimeve ligjore.

Si fitojnë dhe nga kush marrin para shtesë partitë politike?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button