Dikush i preku pianon, Elton John lë në mes koncertin në Las Vegas

Elton John është detyruar të largohet nga skena gjatë një koncerti në Las Vegas për shkak të sjelljes vulgare të një fansi, i cili ndodhej aty për të prishur spektaklin, theksoi sot këngëtari britanik.

“Një fans ka vendosur duart në pianon time ndërkohë që po luaja dhe ka vazhduar edhe pse i kam kërkuar të ndalonte”, deklaroi ylli britanik 70 vjeç në një komunikatë të publikuar në rrjetin social Twitter.

“Ky person ishte i pasjellshëm, i rrezikshëm dhe nuk kishte aspak respekt për spektaklin tonë dhe i thashë atë që ndjeva para se të largohesha nga skena deri në dëbimin e tij”, theksoi Elton John.

Ai u ngjit sërish në skenë, por pa fansa rreth tij. Ky incident ndodhi ndërkohë që po interpretonte “Saturday Night’s Alright”.

Lajme të ngjashme

Komentet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button