E rrallë në futboll: Shënon nga “Fair Play” (Video)

Një rast i rrallë në futboll është parë në kampionatin norvegjez në ndeshjen ndërmjet skuadrave Llillestrom-Brann. Futbollisti i Brann në tentim për të ndjekur rregullin “Fair Play” godet topin nga 60 metra në drejtim të portierit, i cili nuk arrin ta ndal atë dhe topi futet në rrjetë.

Goli i Mjeldes me rregulla të futbollit pranohet si i rregullt por që ai nuk e festoj atë.

Skuadra e Brann vendosi që në aksionin e radhës të e lë skuadrën e Lillestrom të shënoj, por që sulmuesi i tyre pati vetëm një pengesë, nga portieri i Brann i cili bëri disa përpjekje për ta ndalur golin e vendasve./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button