Topalli: Turqia, partner ekonomik e politik i Shqipërisë

Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Shqipërisë janë të shkëlqyera. Ky ishte konstatimi i ardhur nga Kryeparlamentarja Jozefina Topalli në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun turk, Cemil Çiçek. Në vlerësimin e Kryetares së Kuvendit Turqia është më shumë se një partner strategjik.

Gjithashtu, evidentoi faktin se biznesi turk ka 10 fishuar investimet në vend, duke u kthyer në një partner të rëndësishëm ekonomik dhe jo vetëm politik, ndërkohë që falenderoi për mbështjetjen në njohjen e Kosovës.

Nga ana e tij, zoti Çiçek e vlerësoi si një nder të veçantë që kjo vizitë zhvillohet në kaudër të 100 vjetorit të Pavarësisë.

“Uroj që pavarësia e Shqipërisë të jetë e përjetshme. Midis vendeve tona ka marrëdhënie të ngushta miqësore dhe vëllazërore. Për ne është shumë e rëndësihme ruatja e paqes dhe stablitetit në rajon. Sa më shumë ritëm në marrëdhëniet e bashkëpunimit aq më i madh kontributi ynë për sigurinë në Ballkan. Ka shumë arsye për këtë. Ka dhe parlamentarë turq që kanë origjinën shqiptare edhe marrëdhëniet kulturore kanë lidhje me këtë. Sa më shumë të forcohen marrëdhëniet mes dy vendeve aq më mirë do të jetë për vendet e rajonit”, vuri në dukje Çiçek, gjatë fjalës së tij.

Ndërkoëh, duke iu referuar pikërisht përbërjes së delegacionit turk, në të cilin bëjnë pjesë dhe parlamentar me origjinë shqiptare, Kryeparlamentarja Topalli pasi bëri me dije për vizitën e saj të nesërme së bashku me homologun turk nënvizoi faktin se “zoti Kryeministër ka pasur të drejtë kur ka thënë se ka shumë gjak shqiptar tek populli turk”. /botasot

Lajme të ngjashme

Back to top button