Shkup, me daulle dhe poezi u kërkua ndërprerje e negociatave Maqedoni – Greqi

Sot, në qendrën “Maqedonia” të Shkupit është mbajtur protestë, ku me daulle dhe poezi të recituara u kërkua ndërprerje e negociatave për çështjen e emrit Maqedoni – Greqi. Protesta u organizua nga shoqata “Emri ynë është e drejta jonë”, njofton Portalb.mk.

LEXO: Zhvillimet e fundit në Maqedoni, sot realizohet takimi Zaev – Mickoski

Duke kërkuar transparencë në procesin e negociatave për emrin e Maqedonisë, protestuesit kërkuan që të mos mashtrohet publiku se kjo periudhë është moment historik për hyrje në NATO.

“Kush ju autorizoi që të negocioni me emrin dhe identitetin, pse bëni trysni ndaj opinionit se ky është moment historik për hyrje në NATO”, tha aktorja Kamka Tocinovski.

E ndërsa aktorja Arna Shijak kërkoi që në vend se t’i jepet rëndësi politikës së jashtme, t’i kushtohet vëmendje politikës së brendshme.

“T’i jepet fund referencës, në vend se t’i jepni prioritet politikës së jashtme të cilën e udhëhiqni nën diktat, vëreni brenda. Asnjë instancë ndërkombëtare nuk do të na i mbarojë punët e shtëpisë. Bindeni BE-në se kemi kapacitet për anëtarësim, duke kryer detyrat e shtëpisë”, tha Shijak.

E ndërsa protestuesit në vazhdimësi brohorisnin “dorëheqje, dorëheqje”.

Protesta sot u mbajtën edhe në Melbur të Australisë në të cila u dogj edhe fotografia e kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev.

Kontesti 25-vjeçar, ashpërsohen zërat që janë “kundër” dhe “për” ndryshimin e emrit të Maqedonisë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button