Wesley Sneijder i jep fund karrierës me kombëtaren

Futbollisti i njohur holandez, Wesley Sneijder, i dha fund karrierës me kombëtaren, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e Federatës Mbretërore të Futbollit të Holandës (KNVB) është bërë e ditur se 33 vjeçari Sneijder i ka dhënë fund karrierës me kombëtaren pas takimit të bërë me trajnerin e kombëtares holandeze, Ronald Koeman në Katar.

“E dija se pasi që të transferohem në Katar kjo do të ketë efekt në karrierën time me kombëtaren. Biseduam në lidhje me këtë. E kuptoj se Koeman dëshiron një fillim të ri me futbollistët e rinj. Kam respekt në zgjidhjet”, thuhet në njoftim.

Sneijder fanellën e kombëtares për herë të parë e ka veshur në vitin 2003 kundër Portugalisë, ku në 133 ndeshje shënoi 31 gola.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button