Rruga Ohër – Strugë, gjendet i vdekur një person

Një person i panjohur i gjinisë mashkullore dje rreth orës 10:30 është gjetur i vdekur në rrugën e vjetër Ohër-Strugë, në afërsi të lumit Sateska.

Siç informon MPB-ja, inspektim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Ohër dhe me këtë rast është konstatuar se bëhet fjalë për personin D.S: (60) në Ohër, i cili më 7 shkurt të këtij viti ishte paraqitur si i zhdukur nga ana e bashkëshortes së tij N.S.

Me urdhër të prokurorit publik, trupi i viktimës do të dërgohet për autopsi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button