Enver Hasani rizgjidhet kryetar i Kushtetueses në Kosovë

Enver Hasani është rizgjedhur kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Hasani do të fillojë mandatin e tij të ri në krye të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës më 26 qershor 2012, kur edhe përfundon mandati i tij i parë.

Në njoftimin për media të Gjykatës thuhet se në përputhje me Nenin 114, pika 5, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në seancën e mbajtur më 14 maj 2012, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka zgjedhur kryetarin aktual të saj, Prof. dr. Enver Hasani, që të shërbejë për një mandat të dytë në krye të Gjykatës Kushtetuese.

Ndryshe, neni 112 i Kushtetutës së Kosovës thekson se Gjykata Kushtetuese është autoriteti përfundimtar në Republikën e Kosovës për interpretimin e Kushtetutës dhe përputhshmërisë së ligjeve me Kushtetutën.

Gjykata Kushtetuese përbëhet nga nëntë gjyqtarë. /telegrafi

Lajme të ngjashme

Back to top button