Inkurajime nga BE-ja dhe SHBA-ja, rënie e optimizmit në Greqi

Vazhdon retorika e inkurajimit për zgjidhje më të shpejtë të kontestit për emrin, i cili vjen nga BE-ja dhe SHBA-ja, përkundër rënies së optimizmit në Greqi.

Kryetari i Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker, pas kthimit nga turneu në Ballkanin perëndimor, për Euronjuz dje deklaroi se BE-ja nuk po bën presion mbi Maqedoninë dhe Greqinë për zgjidhjen e emrit.

“Presioni nuk është vegël të cilën duhet ta përdorim. I inkurajojmë Greqinë dhe IRJM-në që të gjejnë zgjidhje për çështjen e emrit, ata janë të angazhuar në negociata, ne nuk duhet të intervenojmë”, thotë Junker.

Ai refuzoi t’i përgjigjet pyetjes së gazetares për atë nëse është arsyeshme kërkesa e Greqisë, që Maqedonia ta ndryshojë Kushtetutën.

Џефри Пајат

Ambasadori amerikan në Greqi, Xhefri Pajat, duke folur në panel diskutimin në kuadër të Forumit ekonomik në Delfi, Greqi, tha se Uashingtoni është shumë i interesuar që të fitojë diploamcia në relacionin Shkup – Athinë, e cila në këtë moment është në vijim. Sipas tij, mënyra më e mirë që të ndihmojë është të mos spekulohet shumë rreth procesit dhe perspektivat”, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Athina.

“Atë që do ta thoja është se është shumë qartë për SHBA-në se që të dy palët, qeveria greke dhe qeveria në Shkup këtë e shohin si moment për mundësi në kuptim të asaj, që këtë çështje ta lënë pas vete”, tha ambasadori amerikan.

 

Ish shefja e diplomacisë greke Dora Bakojani, megjithatë, në fjalimin e saj, po ashtu në panel diskutimin e Forumit ekonomik në Delfi, për perspektivat për zgjidhjen e kontestit për emrin, ka shprehur druarje se kjo është vetëm edhe një mundësi në sinxhirin e mundësive që i ka humbur politika e jashtme greke

Bakojani, e cila tani është deputete e Demokracisë së Re Opozitare, dërgoi kritika të ashpra deri te qeveria e Ciprasit për atë se si menaxhon me negociatat.

“Krijoi probleme në brendinë e vendit, krijoi probleme në negociata, pasi në mes të negociatave u kujtuan në erga omnes, në mes të negociatave u kujtuan se që të jetë erga omnes, nevojitet ndryshim në kushtetutën e vendit fqinj, e tjerë”, tha ish shefja e diplomacisë greke, transmeton MIA.

Дора Бакојани

Ajo tha se me kryeministrin aktual të Maqedonisë, negociatat janë më të lehta se sa më atë paraprak. Vlerëson se ballafaqimi me problemin duhet të fillojë nga themeli, i cili sipas saj lshtl irredentizmi, pasi “historikisht, pikërisht në këtë bazë irredentiste u ndërtua tërë ky shtet”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button