Neymar operohet me sukses, deri në tre muaj jashtë terrenit

Sulmuesi i Paris Saint Germain (PSG), Neymar, pas lëndimit është operuar me sukses dhe tani e pret një pushim prej dy deri në tre muaj, raporton Anadolu Agency (AA).

Klubi nga Parisi njoftoi se Neymar menjëherë pas operacionit ka filluar procesin e rehabilitimit.

Mjeku i kombëtares së Brazilit, Rodrigo Lasmar, ka kryer operacionin në Brazil dhe pret që Neymar të jetë jashtë terrenit deri në tre muaj.

Pritet që sulmuesi të jetë i gatshëm të luaj për Brazilin në Kampionatin Botëror në qershor.

Futbollisti më i shtrenjtë në botë për shkak të lëndimit do të jetë jashtë terrenit deri në fundit të sezonit, për të cilit PSG për të këtë verë pagoi 222 milionë euro.

Lojtari më i mirë i PSG-së këtë sezon luajti 30 ndeshje duke shënuar 28 gola.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button