Trump përshëndet hapin e Kinës për heqjen e kufizimit të mandatit presidencial

Presidenti amerikan, Donald Trump ka përshëndetur hapin e Partisë Komuniste në Kinë, që presidenti Xi Jingping të jetë udhëheqës i vendit për tërë jetën, ka raportuar CNN, duke u bazuar në disa incizime tonike, transmeton REL. 

“Ai tani është president përjetësisht, president për tërë jetën. Kjo është fantastike”, është raportuar të ketë thënë Trump, në incizimin që CNN e ka siguruar në një organizim me dyer të mbyllura në Florida.

“Dhe shikoni, ai ishte në gjendje ta bënte këtë. Unë mendoj që është shumë mirë. Ndoshta edhe ne mund ta provojmë një ditë”, u ka thënë Trump mbështetësve të tij.

Nuk është bërë e qartë nëse Trump ka qenë duke bërë shaka lidhur me deklaratat për dhënien fund të kufizimit të mandatit në Shtetet e Bashkuara.

As Shtëpia e Bardhë nuk u është përgjigjur kërkesave të mediave për të komentuar deklaratën.

Sipas një amendamenti të Kushtetutës amerikane më 1951, presidentët në Shtetet e Bashkuara nuk mund të udhëheqin në më shumë se dy mandate të njëpasnjëshme.

Në mbledhjen vjetore që do të mbahet më 4 mars, parlamenti kinez pritet të ratifikojë votimin e parlamentit të njoftuar më 25 shkurt për t’i dhënë fund mandatit dy-vjeçar të presidentit në Kinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button