Një supë brokoli është ajo çfarë ju duhet për një drekë të diele!

Supa është gjithmonë e shëndetshme, e nëse kombinojmë bokolin me patate e makarona, i shtohen akoma më shumë vlera dhe sigurisht që bëhet edhe më e shijshme. Një ushqim i lehtë që me siguri do t’i shkonte shumë përshtat një darke të diele në familjen tuaj, prandaj mësoni si ta përgatisni, shkruan Bordo.al. 

Përbërësit: 400gr brokoli, 150gr patate, 40 gram makarona spageti, 1 thelb hudhër, mente e freskët, borzilok, lëng mishi (ose një kub koncentratë perimesh), vaj ulliri, kripë, piper

Përgatitja

Fillimisht qërojmë hudhrën, e presim shumë imët dhe e vendosim në një enë të vogël me 3 lugë vaj ullliri në mënyrë që të lëshojë aromën e saj. Lajmë patatet, i qërojmë dhe i ndajmë në kubik të vegjël. Të njëjtën gjë bëjmë edhe me brokolin duke i mënjanuar kocanin kryesor dhe duke veçuar degët e vogla. Vendosim në zjarr të moderuar një tigan të thellë me një lugë vaj ulliri dhe shtojmë brokolit, patatet, gjethet e mentes dhe borzilokut duke i përzierë për 1-2 minuta. Shtojmë gjithashtu lëngun e mishit të nxehtë (ose lengun e koncetratës së perimeve)dhe i lemë të ziejnë të gjitha bashkë për rreth 20 minuta.

Heqim nga tigani disa copëza patate dhe brokoli të plota dhe pjesën tjetër e grijmë në mikser derisa të përftojmë një krem homogjen. E vendosim kremin sërish në zjarr, shtojmë patatet dhe brokolit të hequra menjanë, e rregullojmë supën me kripë e pipër dhe e lemë në zjarr akoma për disa çaste. Ndajmë makaronat spageti në copa të vogla dhe i ziejmë në ujë me kripë, i kullojmë dhe ia shtojmë supës. E lemë të marrin shijen e njëra-tjetrës për disa minuta duke i shtuar dhe ndonjë gjethe mente dhe borziloku, e spërkasim sipër me vajin e aromatizuar me hudhra dhe e shërbejmë të nxehtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button