Moti sot në Maqedoni
Moti sot do të jetë i ndryshueshëm dhe me periudha dielli. Në pjesën perëndimore do ketë erë të lehtë, ndërsa në vendet më të larta malore edhe reshje të shiut.
Temperaturat e mëngjesit do të sillen prej 3 deri në 9 gradë, ndërsa gjatë ditës prej 10 deri 19 gradë celcius.
Edhe në Shkup pritet mot i ngjashëm me temperatura gjatë mëngjesit deri 5 gradë, ndërsa gjatë ditës deri 13 gradë.