Italia nesër voton, Berluskoni synon rikthimin

Oreksi europian për lëvizjen populiste do të testohet përsëri këtë të dielë me zgjedhjet e përgjithshme të Italisë nesër, të cilat kërcënojnë ta zhysin në kaos politik ekonominë e tretë më të madhe të Eurozonës.

Rezultati i votimit, që pritet të bëhet publik mëngjesin e së hënës, mund ta riktheje Silvio Berluskonin dhe partinë e tij në pozitat e forcës dominuese të politikës vendase.

Por ato mund të tregojnë gjithashtu një rritje të mbështetjes për dy partitë populiste të Italisë, lëvizjen 5 yjet dhe Lega Nord-in e ekstremit të djathtë; që të dyja euroskeptike, pro-Kremlinit dhe kundërshtarë të tregtisë së lirë e vaksinimit të detyrueshëm, edhe pse vendi aktualisht po përballet me një epidemi fruthi.

La Lega e përqafon hapur ideologjinë “italian’s first”, ndërsa Pesë Yjet fokusohet tek korrupsioni, edhe pse ngjitja e saj vitet e fundit nga parti periferike në lojtarë të rëndësishme të politikës vendase ka nxjerrë në pah thellësinë e zemërimit brenda radhëve të elektoratit. Qendra e majtë, e drejtuar nga ish kryeministri Matteo Renzi, tentoi të premten të lëshonte një apel të fundit për gjakftohtësi në zgjedhje, duke i bërë thirrje votuesve të pavendosur, që janë aktualisht në nivelin 30%, të mendojnë mire se çfare do të bëjnë të dielën.

Ekonomia e dobët italiane është përmirësuar disi që prej krizës së borxhit, por lufton sërish me papunësinë e llogaritur në mbi 11%. Fushata elektorale u mbizotërua edhe prej një çështjeje tjetër të kthyer në shqetësim për italianët: ngërçi i emigracionit. Ajo u shënjua nga episode racizmi e dhune politike të cilat nuk ishin parë në Itali që prej viteve ‘70, përfshirë këtu plagosjen e 6 emigrantëve pas vrasjes brutale të një vajze italiane, krim që supozohet të jetë kryer nga një emigrant.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button