Parfum i ri i “Lui Viton” me notë të mandarinës dhe jaseminit

“Lui Viton” e lansoi parfumin e tij të ri për këtë vit. Bëhet fjalë për “Le Zhur Se Leve” , erë femërore i cili premton shpërthim të freskisë – ideal për në pranverë.

Emri i parfumit do të thotë “pushim ditor”, përmban nota të mandarinës, jaseminit, rrushit të zi frëng dhe bagrem, ndërsa koncepti është i Zhak Kavalie.

“Ky parfum është gjithëpërfshirës, dhe ‘dozë guximi’. Ai shndrit! Notat e mandarinës i japin ëmbëlsi, të cilat vendosin balancim kundër intensitetit të rrushit frëng dhe jaseminit. Mendoj se këtë parfum mund ta quajmë parfum lule-frutash. Unë personalisht e quaj ‘guxim shije'”, sqaron Kavalie në një intervistë.

“Le Zhur Se Leve” do të shitet në shishe prej 100 dhe prej 200 mililitrash.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button